ProBooks SEF Mobile
Arkë fiskale SEF në telefon, tablet dhe Mac
Arka fiskale në xhep - iPhone, Android, iPad dhe Mac
Shkurt
ProBooks SEF Mobile është aplikacion arke fiskale (SEF) për iPhone, Android, iPad dhe Mac. Shitja nuk bllokohet kurrë: kuponi nënshkruhet në telefon, ruhet edhe pa internet dhe dërgohet në ATK sapo kthehet lidhja.
E ndërtuar për kafene, tezga, shitës në terren dhe çdo biznes që shet larg arkës klasike. Artikujt, çmimet dhe operatorët vijnë nga ProBooks web, dhe çdo shitje del menjëherë në stoqe dhe në raporte.
- iOS
- Android
- iPad / Tablet
- macOS
15 ditë falas · pa kartelë
Arka fiskale në iPhone: arkëtari kyçet me PIN, prek artikujt, paguan me kesh, kartelë ose të ndara, dhe kuponi me QR del menjëherë - i pranuar nga ATK, ose i ruajtur offline kur s’ka internet. Kthimet dhe anulimet bëhen nga lista e kuponëve, gjithmonë të lidhura me origjinalin.
Mëso më shumë: ProBooks SEF MobileE njëjta arkë në çdo telefon ose tablet Android - ideale për kamarierë, shitës në terren dhe tezga. Çdo arkëtar me PIN-in e vet, kuponi me QR edhe pa internet, dhe shitjet që dalin menjëherë në stok dhe në raportet e pronarit.
Mëso më shumë: ProBooks SEF MobileNë Mac dhe iPad arka përdor ekranin e madh: katalogu majtas, shporta gjithmonë e hapur djathtas, dhe kuponi del në të njëjtin panel pas pagesës. E përshtatshme për banakun e dyqanit, sallonin ose recepsionin.
Mëso më shumë: ProBooks SEF MobileVeçoritë
Punon offline
Kuponi nënshkruhet dhe ruhet në pajisje; dërgohet automatikisht në ATK kur kthehet interneti.
Kupon me QR
Çdo kupon ka QR kodin e verifikimit - edhe kur shitja bëhet pa lidhje.
Operatorë me PIN
Çdo arkëtar kyçet me PIN-in e vet; menaxheri aprovon anulimet dhe kthimet.
Anulim dhe kthim
Kupon anulimi ose kthimi i lidhur me kuponin origjinal, me arsye - siç e kërkon ATK.
Pagesë e përzier
Kesh, kartelë, transfer bankar ose kupon - edhe të kombinuara në një shitje.
Sinkron me web
Katalogu, çmimet dhe TVSH-ja menaxhohen një herë në ProBooks web dhe vlejnë kudo.
Çka kemi shtuar së fundi
-
SEF Mobile: përditësime automatike
Arka në telefon njofton kur ka përditësim dhe e instalon pa e ndalur shitjen. Numërim 10-shifror dhe ditar për inspektorin e ATK-së.
Pyetjet më të shpeshta
A mund të shes pa internet?
+
Po. Kuponi nënshkruhet në telefon, merr QR kodin dhe ruhet. Kur kthehet interneti, kuponët e ruajtur dërgohen automatikisht në ATK.
A më duhet edhe ProBooks web?
+
Po, aplikacioni çiftohet me kompaninë tuaj në ProBooks web. Aty menaxhoni artikujt, operatorët dhe shihni raportet.
Produktet e rekomanduara
ProBooks Mobile
Skanime me AI dhe kontabiliteti në telefon
ProBooks Mobile është aplikacioni i ProBooks për iPhone dhe Android. Fotografoni faturën e furnitorit, shpenzimin ose investimin dhe AI e lexon dhe e përgatit për regjistrim. Në të njëjtin aplikacion shihni bilancin, të ardhurat dhe shpenzimet, krijoni fatura dhe kontrolloni artikujt.
- iOS
- Android
ProBooks MiniPOS
Arkë fiskale për Windows - për markete dhe dyqane
ProBooks MiniPOS është softuer arke fiskale (SEF) për Windows, ndërtuar sipas specifikimit të ATK për Softuerë Elektronikë Fiskalë. Punon me skaner barkodi dhe printer termik, nënshkruan çdo kupon lokalisht dhe vazhdon të shesë edhe pa internet.
- Windows
ProBooks Faturimi
Fatura, oferta dhe fiskalizim - në web, Mac dhe Windows
ProBooks Faturimi krijon fatura, profatura dhe oferta profesionale, i fiskalizon dhe i dërgon me email te klienti. Faturat dalin në PDF me logo, vulë, nënshkrim dhe QR kod, dhe regjistrohen automatikisht në kontabilitet.
- Web
- macOS
- Windows
- iPad / Tablet
Ta tregojmë me artikujt e tu, në 15 minuta.
Na trego çfarë biznesi ke dhe sa arka të duhen. Të përgatisim demon me katalogun tënd, të themi saktë çmimin dhe çfarë pajisjesh të duhen - pa obligim.
- Demo online ose në lokalin tënd
- Çmim i saktë për arkat dhe planin
- Migrimi nga programi i vjetër, falas