Dyqane dhe butikë
Program për dyqane me stok dhe arkë fiskale
Për dyqane veshjesh, këpucësh, teknologjie ose kozmetike: arkë fiskale, artikuj me barkod, stoqe në disa degë dhe raporte për çka shitet më shumë.
Problemet e zakonshme
- Stoku në degë të ndryshme nuk përputhet
- Kthimet e mallit janë të komplikuara
- S’e di cilat artikuj nuk lëvizin
Çka zgjidh
Stoku për çdo degë dhe transferime mes tyre.
Kupon kthimi i lidhur me kuponin origjinal.
Artikujt më të shitur dhe ata që qëndrojnë.
Kur blerësi kërkon faturë me NUI.
Produktet e rekomanduara
ProBooks MiniPOS
Arkë fiskale për Windows - për markete dhe dyqane
ProBooks MiniPOS është softuer arke fiskale (SEF) për Windows, ndërtuar sipas specifikimit të ATK për Softuerë Elektronikë Fiskalë. Punon me skaner barkodi dhe printer termik, nënshkruan çdo kupon lokalisht dhe vazhdon të shesë edhe pa internet.
- Windows
ProBooks Faturimi
Fatura, oferta dhe fiskalizim - në web, Mac dhe Windows
ProBooks Faturimi krijon fatura, profatura dhe oferta profesionale, i fiskalizon dhe i dërgon me email te klienti. Faturat dalin në PDF me logo, vulë, nënshkrim dhe QR kod, dhe regjistrohen automatikisht në kontabilitet.
- Web
- macOS
- Windows
- iPad / Tablet
ProBooks Platforma
Kontabilitet i plotë, stoqe dhe raporte
ProBooks Platforma është program kontabiliteti në cloud me regjistrim të dyfishtë: shitje, blerje, stoqe, rakordim bankar, aktive fikse dhe 10 lloje raportesh, përfshirë formularin e TVSH-së. Punon në çdo shfletues dhe lidh të gjitha arkat fiskale të biznesit.
- Web
- macOS
- Windows
- iPad / Tablet
Pyetjet më të shpeshta
Si bëhet kthimi i mallit?
+
Zgjidhni kuponin origjinal, shënoni artikujt që kthehen dhe ProBooks lëshon kuponin e kthimit të lidhur me të.
Për çdo lloj biznesi
Ta tregojmë me artikujt e tu, në 15 minuta.
Na trego çfarë biznesi ke dhe sa arka të duhen. Të përgatisim demon me katalogun tënd, të themi saktë çmimin dhe çfarë pajisjesh të duhen - pa obligim.
- Demo online ose në lokalin tënd
- Çmim i saktë për arkat dhe planin
- Migrimi nga programi i vjetër, falas