Kalo te përmbajtja
ProBooks.app

ProBooks Faturimi

Program për faturim dhe fatura elektronike

Fatura, oferta dhe fiskalizim - në web, Mac dhe Windows

Shkurt

ProBooks Faturimi krijon fatura, profatura dhe oferta profesionale, i fiskalizon dhe i dërgon me email te klienti. Faturat dalin në PDF me logo, vulë, nënshkrim dhe QR kod, dhe regjistrohen automatikisht në kontabilitet.

Zgjidhni një nga 5 shabllonet, shtoni artikujt dhe ProBooks llogarit TVSH-në për çdo normë. Ndiqni kush ka paguar, kush vonon dhe dërgoni kujtesa.

  • Web
  • macOS
  • Windows
  • iPad / Tablet

15 ditë falas · pa kartelë

Paneli i ProBooks hapet me detyrat e ditës për pronarin: faturat e vonuara, afati i TVSH-së, artikujt nën stokun minimal dhe draftet e pambyllura - secili me butonin që të çon direkt aty. Poshtë tyre janë të ardhurat, kostoja e mallrave, shpenzimet dhe TVSH-ja e muajit, krahasuar me muajin e kaluar.

Mëso më shumë: ProBooks Platforma
  • Dashboard - Paneli: detyrat e ditës dhe treguesit e muajit
    Paneli: detyrat e ditës dhe treguesit e muajit
  • Dashboard - Faturë e re: rabati dhe TVSH-ja llogariten vetë
    Faturë e re: rabati dhe TVSH-ja llogariten vetë
  • Dashboard - Pyet Kontabilistin: përgjigje me tabela nga librat tuaj
    Pyet Kontabilistin: përgjigje me tabela nga librat tuaj
1 / 3

Veçoritë

5 shabllone PDF

Me logo, vulë, nënshkrim, QR dhe barkod - gati për printim ose email.

Fiskalizim

Faturat fiskalizohen dhe kuponi mund t’i dërgohet klientit me email.

Oferta dhe profatura

Kthejeni ofertën në faturë me një klik.

Arkëtueshmet

Kush ka paguar, kush vonon dhe sa - në kohë reale.

Import/eksport

Fatura furnitorësh dhe dokumente doganore në të njëjtin vend.

Kontabilitet automatik

Çdo faturë krijon regjistrimin debit/kredit në librin kryesor.

Të rejat

Çka kemi shtuar së fundi

Pyetje

Pyetjet më të shpeshta

A mund ta vendos logon dhe vulën time?

+

Po. Ngarkoni logon, vulën dhe nënshkrimin një herë dhe ato dalin në çdo faturë PDF.

Produktet e rekomanduara

Ta tregojmë me artikujt e tu, në 15 minuta.

Na trego çfarë biznesi ke dhe sa arka të duhen. Të përgatisim demon me katalogun tënd, të themi saktë çmimin dhe çfarë pajisjesh të duhen - pa obligim.

  • Demo online ose në lokalin tënd
  • Çmim i saktë për arkat dhe planin
  • Migrimi nga programi i vjetër, falas