Kalo te përmbajtja
ProBooks.app

E certifikuar nga ATK për SEF

Softuer Elektronik Fiskal

Softuer Elektronik Fiskal (SEF): çka është, çka kërkon ATK dhe si e merrni

SEF është programi i certifikuar nga ATK që e fiskalizon kuponin pa pajisje fiskale. Çka duhet të bëjë sipas Udhëzimit 01/2026, kush duhet ta përdorë, si verifikohet certifikimi dhe si fillohet.

  • Windows
  • macOS
  • Android
  • iOS
  • iPad / Tablet

15 ditë falas · pa kartelë

Përditësuar

Kupon fiskal nga ProBooks SEF në Android, i pranuar nga ATK

Shkurt: Softuer Elektronik Fiskal (SEF) është programi i certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) që e fiskalizon kuponin pa pajisje fiskale me memorie: çdo kupon nënshkruhet digjitalisht në arkë, merr QR kodin e verifikimit dhe i dërgohet ATK-së në kohë reale; pa internet ruhet dhe dërgohet vetë. SEF-in e rregullon Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr. 01/2026 i 27 prillit 2026. Vlen vetëm programi që është në regjistrin publik të ATK-së, ku më 16 tetor 2026 ka 23 certifikime. ProBooks është SEF i certifikuar (nr. 964020394056, 13 tetor 2026) për Windows, macOS, Android dhe iOS.

Çka është SEF-i sipas Udhëzimit 01/2026

Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr. 01/2026 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë e bën softuerin rrugë zyrtare të fiskalizimit krahas pajisjeve fiskale (PEF). Ai zëvendëson udhëzimin 02/2018 dhe udhëzimin 01/2025, të cilin Gjykata Supreme e shfuqizoi në korrik 2025. Me fjalë të thjeshta: SEF është arka fiskale si program. Punon në kompjuter, laptop, tablet ose telefon dhe e bën të njëjtën punë si pajisja fiskale, por kuponin e vërteton me nënshkrim digjital dhe QR kod, jo me memorie fiskale.

Çka duhet të bëjë një SEF

Udhëzimi kërkon që çdo SEF i certifikuar:

  • ta nënshkruajë elektronikisht çdo kupon me çelësin privat të arkës;
  • të autentikohet te ATK me certifikatë digjitale dhe të komunikojë me lidhje të sigurt (HTTPS);
  • të gjenerojë QR kodin e verifikimit në çdo kupon, edhe kur shitja bëhet offline;
  • të printojë kuponin sipas formatit të ATK-së dhe t’i dërgojë ATK-së kërkesat e parapara;
  • të përditësohet dhe të punojë në disa gjuhë;
  • të vazhdojë punën pa internet: kuponët ruhen të sigurt dhe dërgohen vetë sapo kthehet lidhja.

Për çdo arkë (pikë shitjeje) biznesi merr nga sistemi i ATK-së certifikatën digjitale dhe numrin e fiskalizimit. Certifikimin e programit e kërkon zhvilluesi, jo biznesi: ju zgjidhni një program nga regjistri.

SEF apo pajisje fiskale (PEF)?

Pajisje fiskale (PEF) / sistem fiskalSoftuer elektronik fiskal (SEF)
FormaPajisje me memorie fiskaleProgram i certifikuar
Ku punonVetëm në pajisjen fiskaleKompjuter, laptop, tablet, telefon
Vërtetimi i kuponitMemoria fiskaleNënshkrim digjital dhe QR kod
Pa internetVaret nga pajisjaKuponi ruhet dhe dërgohet më vonë
NdryshimetShpesh me teknikNga programi
Kthimi dhe anulimiMe procedurë në pajisjeGjeni kuponin në program, zgjidhni artikujt; kuponi i ri lidhet vetë me origjinalin
Lidhja me kontabilitetinZakonisht me dorëAutomatike, kur programi e ka

Krahasimin praktik për çdo lloj biznesi, me çmime, e keni te Arkë fiskale SEF në Kosovë.

Kush duhet ta përdorë SEF-in dhe kur

  • Kush lëshon kupon fiskal: çdo furnizues i mallrave ose shërbimeve te konsumatori i fundit, pavarësisht mënyrës së pagesës. Shitjet biznes-biznes bëhen me faturë tatimore, jo me kupon.
  • Kush duhet të instalojë SEF: bizneset që shesin me pakicë ose ofrojnë shërbime në vende me qasje për publikun, dhe institucionet publike që pranojnë para të gatshme. Përjashtohen bizneset që furnizojnë vetëm biznese të tjera me fatura.
  • Biznesi që ka pajisje fiskale mund të vazhdojë me të ose të kalojë vullnetarisht në SEF kur të dojë; kur kalimi bëhet i detyrueshëm, e cakton Ministri i Financave me vendim.
  • Biznesi pa pajisje fiskale nuk e blen PEF-in, por instalon dhe përdor SEF; udhëzimi dha 60 ditë nga hyrja në fuqi për këtë, me bllok tatimor të fiskalizuar në EDI deri atëherë (neni 50).

Si e verifikoni nëse një program është SEF i certifikuar

  1. Hapni regjistrin publik të SEF-ve te ATK-ja.
  2. Gjeni emrin e programit dhe klikoni Shiko: aty janë numri i SEF-it, versioni, pajisjet e certifikuara dhe data.
  3. Nëse programi nuk është në listë, nuk është SEF, sado që reklamohet si POS, program arke ose arkë fiskale.

Më 16 tetor 2026 regjistri kishte 23 certifikime për 22 programe; vetëm pesë punojnë në Windows, macOS, Android dhe iOS. Listën e plotë me pajisjet e gjeni në regjistrin e ATK-së.

Si e merrni SEF-in: 4 hapa

  1. Kodi Unik për Fiskalizim në sistemin EDI: Fiskalizimi → Kërkesë për Fiskalizim. Shërbimi është hapur më 9 korrik 2026 dhe vlen edhe për bizneset që kalojnë nga PEF në SEF.
  2. Zgjidhni programin nga regjistri sipas pajisjeve që keni dhe lidhjes me kontabilitetin (shih 8 pyetjet para se të blini).
  3. Regjistroni arkën: programi merr certifikatën digjitale dhe numrin e fiskalizimit për çdo pikë shitjeje.
  4. Kuponi i parë me QR kod dhe status të pranuar nga ATK.

ProBooks si SEF

ProBooks është softuer fiskalizimi dhe kontabiliteti për bizneset në Kosovë, i certifikuar nga ATK si SEF më 13 tetor 2026 me numër 964020394056, për Windows, macOS, Android dhe iOS. Dy arkat, SEF Mobile për telefon, tablet dhe Mac dhe MiniPOS për Windows, lidhen me ProBooks web, ku çdo shitje zbret nga stoku dhe regjistrohet në libra. Arka e parë kushton 100 € në vit; çmimet e plota janë te çmimet, dhe si duket kuponi, puna offline dhe kthimet te udhëzuesi i plotë për fiskalizimin me SEF.

Kuponi fiskal nga ProBooks SEF

Kuponi i plotë sipas specifikimit të ATK-së, me shkronjat e TVSH-së dhe QR kodin.

Pyetje të shpeshta

Çka do të thotë SEF? Softuer Elektronik Fiskal: program i certifikuar nga ATK që lëshon kupona fiskalë me nënshkrim digjital dhe QR kod, pa pajisje fiskale me memorie.

A është çdo POS ose program arke SEF? Vetëm nëse programi është në regjistrin publik të ATK-së. Një POS ose program arke pa certifikim nuk mund të lëshojë kupon fiskal të vlefshëm.

A duhet certifikatë digjitale për çdo arkë? Po. Çdo SEF i instaluar në një pikë shitjeje ka certifikatën e vet digjitale dhe numrin e fiskalizimit nga sistemi i ATK-së.

A mund të përdor një program që nuk është në regjistër? Jo. Kuponi vlen vetëm nga SEF i certifikuar; certifikimin e kërkon zhvilluesi, biznesi vetëm zgjedh nga lista.

Çka ndodh me pajisjen fiskale që e kam? Mund ta vazhdoni ose të kaloni vullnetarisht në SEF kur të doni. Kalimin e detyrueshëm për bizneset me pajisje e vendos Ministri i Financave; deri atëherë s’keni detyrim ta ndërroni.

Sa kushton një SEF? Varet nga ofruesi; shumica nuk publikojnë çmime. ProBooks publikon: 100 € në vit për arkën e parë dhe 50 € për çdo arkë shtesë.

Burimet

Ky tekst është informues; për rastin tuaj këshillohuni me ATK-në ose kontabilistin tuaj.

Certifikim zyrtar · ATKAdministrata Tatimore e Kosovës

E certifikuar nga ATK si Sistem Elektronik Fiskal

ProBooks është certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës. Çdo kupon që lëshoni është në rregull me ligjin - pa pajisje shtesë, pa letra.

Nr. i SEF në regjistrin e ATK-së 964020394056·Certifikuar më13.10.2026

  1. Çdo kupon nënshkruhet digjitalisht
  2. Dërgohet te ATK në kohë reale
  3. Kod QR për verifikim në çdo kupon

Produktet e rekomanduara

Ta tregojmë me artikujt e tu, në 15 minuta.

Na trego çfarë biznesi ke dhe sa arka të duhen. Të përgatisim demon me katalogun tënd, të themi saktë çmimin dhe çfarë pajisjesh të duhen - pa obligim.

  • Demo online ose në lokalin tënd
  • Çmim i saktë për arkat dhe planin
  • Migrimi nga programi i vjetër, falas