ProBooks AI
Skano faturat me AI dhe pyet për biznesin tënd
Skano faturat. Pyet për biznesin.
Shkurt
ProBooks AI lexon faturat dhe shpenzimet nga fotoja - nga web-i ose telefoni - dhe i regjistron në libra. Asistenti AI përgjigjet për borxhet, stoqet dhe TVSH-në me gjuhë të thjeshtë.
Mos e shkruaj më faturën e furnitorit me dorë. Fotografoje dhe AI plotëson furnitorin, datën, artikujt dhe TVSH-në - ti vetëm konfirmon.
- Web
- iOS
- Android
15 ditë falas · pa kartelë
Pyet Kontabilistin: si funksionon ProBooks AI
Pyetni në shqip për shitjet, blerjet, stokun dhe TVSH-në, dhe asistenti përgjigjet me shifra reale nga librat tuaj, me lidhje te faqja e duhur në ProBooks.
Ngarko, skano, aprovo: skanimi i faturave me AI në ProBooks web
Ngarkoni faturën e furnitorit si JPG, PNG ose PDF, AI lexon furnitorin, datat, artikujt dhe totalet, ju i kontrolloni dhe e aprovoni. Çdo skanim mbetet në historik: i aprovuar, në pritje ose i dështuar.
Paneli i ProBooks hapet me detyrat e ditës për pronarin: faturat e vonuara, afati i TVSH-së, artikujt nën stokun minimal dhe draftet e pambyllura - secili me butonin që të çon direkt aty. Poshtë tyre janë të ardhurat, kostoja e mallrave, shpenzimet dhe TVSH-ja e muajit, krahasuar me muajin e kaluar.
Mëso më shumë: ProBooks PlatformaProBooks Mobile është kontabiliteti në xhep. Fotografoni faturën e furnitorit, shpenzimin ose investimin dhe AI nxjerr furnitorin, artikujt dhe TVSH-në - ju vetëm konfirmoni. Në të njëjtin aplikacion shihni bilancin, të ardhurat e shpenzimet, krijoni fatura dhe kontrolloni artikujt, për çdo kompani dhe degë.
Mëso më shumë: ProBooks MobileVeçoritë
Skanim faturash
Furnitori, data, artikujt dhe TVSH-ja nxirren automatikisht.
Auditimi i brendshëm
Çdo natë AI kontrollon librat dhe shpjegon çdo gjetje: çka do të thotë, si rregullohet, kush e rregullon.
Asistent
Pyet “kush më ka borxh mbi 500 €?” dhe merr listën.
Gjithmonë me aprovim
AI propozon, ju vendosni - asgjë nuk regjistrohet pa konfirmimin tuaj.
Çka kemi shtuar së fundi
-
Asistenti AI njeh çdo modul
Përgjigjet vetëm me shifra nga të dhënat tuaja - kurrë të shpikura - dhe ju hap faqen e duhur me një klik.
Për kë është
Pyetjet më të shpeshta
A regjistron AI gjëra pa dijeninë time?
+
Jo. AI vetëm plotëson draftin; dokumenti regjistrohet kur ju e konfirmoni.
Produktet e rekomanduara
ProBooks SEF Mobile
Arka fiskale në xhep - iPhone, Android, iPad dhe Mac
ProBooks SEF Mobile është aplikacion arke fiskale (SEF) për iPhone, Android, iPad dhe Mac. Shitja nuk bllokohet kurrë: kuponi nënshkruhet në telefon, ruhet edhe pa internet dhe dërgohet në ATK sapo kthehet lidhja.
- iOS
- Android
- iPad / Tablet
- macOS
ProBooks Mobile
Skanime me AI dhe kontabiliteti në telefon
ProBooks Mobile është aplikacioni i ProBooks për iPhone dhe Android. Fotografoni faturën e furnitorit, shpenzimin ose investimin dhe AI e lexon dhe e përgatit për regjistrim. Në të njëjtin aplikacion shihni bilancin, të ardhurat dhe shpenzimet, krijoni fatura dhe kontrolloni artikujt.
- iOS
- Android
ProBooks MiniPOS
Arkë fiskale për Windows - për markete dhe dyqane
ProBooks MiniPOS është softuer arke fiskale (SEF) për Windows, ndërtuar sipas specifikimit të ATK për Softuerë Elektronikë Fiskalë. Punon me skaner barkodi dhe printer termik, nënshkruan çdo kupon lokalisht dhe vazhdon të shesë edhe pa internet.
- Windows
Ta tregojmë me artikujt e tu, në 15 minuta.
Na trego çfarë biznesi ke dhe sa arka të duhen. Të përgatisim demon me katalogun tënd, të themi saktë çmimin dhe çfarë pajisjesh të duhen - pa obligim.
- Demo online ose në lokalin tënd
- Çmim i saktë për arkat dhe planin
- Migrimi nga programi i vjetër, falas